Deputeti i PS, Erion Braçe ka lëshuar dje në rrjetet sociale shumë akuza ndaj ministreve të Financave dhe Bujqësisë, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca, të cilat në rrjetet sociale janë mburrur se kanë dhënë 5.1 miliardë lekë për blegtorët. Madje Braçe i akuzon se për shkak të tyre sot qytetarët konsumojnë produkte bulmeti me vaj palme e qumësht pluhur.
“Jo jo, jo pra, jo, nuk vlen propaganda! Të kesh takuar blegtorët e të thuash ju kemi dhënë 5.1 miliardë leke mbështetje, kur në fakt për blegtorinë ishte veç 1.492 miliardë leke! Çështja e blegtorisë është shumë e thjeshtë dhe konkrete, nuk ka nevojë për llafe; Do mbështetemi për bulmetin tek qumështi i freskët apo tek zëvendësuesit-qumësht pluhur, hirrë e qumësht pluhur hirre, niseshte, vaj palme! Pikërisht, për te mbështetur e rritur prodhimin e qumështit të freskët nga lopët, delet, dhitë, u bënë vite qe kam propozuar e insistoj, të mbitaksohen zëvendësuesit e mësipërm! I kanë votuar kundër! Në këtë pikë jemi prapë! Tani duhet të zgjedhim dhe është urgjente”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post