Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo vijon të jetë një zë qetësues për qytetarët shqiptarë, të cilët prej nëntorit jetojnë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit.
Sipas inxhinierës së famshme dhe shumë të dashur për shqiptarët, tërmeti me magnitudë 4.9 i regjistruar një natë më parë ishtë një paslëkundje dhe është i gjithë proces i tërmetit të 26 nëntorit.
“Kjo energji çlirohet në mënyrë shumë brutale. Ka një paralajmërim të vogël. 21 shtatori ishte një lloj paralajmërimi. Para se të ndodhte pati një lloj paralajmërimi. Kjo energji nuk çlirohet dot menjëherë, do kohën e vetë. Varet nga shumë aktorë. Në çfarë thellësie çlirohet, sa është çarja tektonike. Ne kemi zonën e Mesdheut ku bien 25% e tërmeteve. Nga studimet që kanë bërë sizmologët tanë, ata parashikuan që tërmetet si i 1979 përsëriten pas 40 vitesh, tërmete të kësaj natyre. Se territori ynë ka pasur dhe tërmete shumë më të fuqishme. Qameti është nëse ne nuk marrim masa që të mbrohemi. Tërmeti i 21 shtatorit mund të ishte një paralajmërim. Çfarë janë pas 26 nëntorit janë pasgoditje. Nëse shikoni kurbën, të gjitha kanë vlerën më të vogël se ai”, theksoi zonja Bozo.
Sa i përket parashikimit nga vetë institucionet se në Turqi do të ketë një tërmet dhe më të fuqishëm se ai i para disa ditëve në pjesën Lindore, Bozo tha se kjo varet nga historiku.
“Në Stamboll e bazojnë, ma merr mendja se kanë ekip shumë të mirë të sizmologëve e inxhinierëve, në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Do të thotë që po afrohet periudha siç e prisnim ne. Unë e prisja p.sh. një tërmet si i vitit 1979. Ua kam thënë studentëve. Ata e bazojnë diku këtë thënie. As ai nuk e thotë se kur por thotë se mund të presim”, u shpreh ajo në News24.
Diskutime rreth kësaj post