Kryeministri Edi Rama në një deklaratë, tha se në fund të luftës përgjegjësinë e mban ai, nëse gjërat shkojnë keq.
“Jo po pse kështu po ashtu. Jo po pse nuk dalin pensionistët, pastaj pse po dalin. Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Thonë pse na informon me Facebook, ç’është ky komunizëm në Facebook.
A thua se i ka futur njeri me zor, apo se këtë faqe e kam për sytë e mi të bukur. Jeni në vetë apo i keni lëshuar pllumbat.
Nuk kemi ardhur kot deri këtu. Nëse i kemi mirë këto rezultate, kjo sduhet të na bëjë të harrojmë që virusi është këtu. Është rrotull nesh.
E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera. Në itali nuk lëvizet nga komuna në komunë, në Greqi nuk lëvizet nga prefekturat. Lexoj që bota u hap, jo mo jo nuk është e vërtetë.
Fola me kryeministrin e Danimarkës, e njëjta gjë është, të njëjtat dilemma. Në fund të ditës nëse lufta merr më keq përgjegjësinë e mbajmë ne, liderët”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post