“Asnjë vend në botë nuk është më i sigurtë nga raketat ruse. Raketa e re atomike e testuar në fund të vitit 2017 mund të arrijë çdo pikë të globit”.
Kështu deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në fjalimin e mbajtur para deputetëve në Moskë pak dite me pare.
“Të gjitha sistemet e mbrojtjes janë të pafuqishme përballë raketave të reja ndërkontinentale, deklaroi me tej Putin.
Ai shpjegoi edhe motivet e iniciativës së re të armatimit. Ky është reagimi rus ndaj politikës së fundit të SHBA-së.
“Bëhet fjalë për sisteme të reja strategjike raketore ruse, që i zhvilluam si pasojë e largimit të njëanshëm të SHBA-së nga marrëveshja për mbrojtjen raketore dhe stacionimi faktik i sistemeve të tilla brenda SHBA-së dhe jashtë kufijve amerikanë”, tha Putin.
Politikë e jashtme me dorë të fortë
Putin e prezantoi këtë program dy javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Kjo datë ka gjasë të ketë qenë më motivuese, se largimi i SHBA-së nga marrëveshja. Sepse këtë amerikanët e deklaruan që në vitin 2002.
Para një muaji, Trump bëri të ditur, se SHBA do të zhvillojë armë „të vogla” bërthamore për të pasur më shumë opcione kundër Rusisë dhe shteteve të tjera. Raketat e reja ruse në të njëjtën kohë shkojnë paralelisht me politikën që po ndjek Rusia aktualisht jashtë vendit.
Një politikë e dorës së fortë. Në Siri Rusia ka zënë vend e falë bashkëpunimit me Iranin ushtron ndikim të ndjeshëm në të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt. Për shkak të ndërhyrjes agresive në Ukrainë, BE dhe NATO janë të përmbajtura me zgjerimin. Edhe në Amerikën Latine, Azinë Lindore dhe Afrikë Rusia po zë vend.
Diskutime rreth kësaj post