Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se bota ka filluar të pranojë suksesin e mjeteve luftarake ajrore pa pilot të Turqis.
Me mjetin e saj ajror luftarak pa pilot “Akinci”, Turqia është bërë një nga tre vendet më të përparuara në botë në teknologjinë e dronëve luftarak, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se bota flet për “suksesin e dronëve të armatosur të përdorur në luftën kundër terrorizmit, si dhe në shumë zona konflikti nga Siria në Karabak”. Erdoğan po fliste në një ceremoni në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.
Duke vënë në dukje se Turqia është bërë një vend që mund të prodhojë shumë produkte të industrisë së mbrojtjes, duke filluar nga tanket deri te topat, nga raketat deri te radarët, nga bombat deri te pushkët, ai tha: “Në tre deri në pesë vitet e ardhshme, shpresoj që kur të përfundojmë projektet tona, duke mbrojtur klimën e stabilitetit dhe besimit të vendit, ne do të jemi në krye të listës në këtë fushë“.
Më 8 korrik, “Bayraktar Akinci” bëri historinë e aviacionit turk duke u ngjitur në 38.039 metra lartësi, në një fluturim që zgjati 25 orë e 46 minuta.
“Akinci”, i cili deri më tani ka bërë 874 fluturime testuese dhe stërvitore, goditi objektivat e tij me saktësi të plotë në një provë zjarri më 5 korrik me municion të zhvilluar nga prodhuesi turk i raketave “Roketsan”.
Diskutime rreth kësaj post