Me një mesazh ndryshe ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është drejtuar ndjekësve te saj dhe publikut në rrjete sociale. Grida Duma me një fjalim motivues i bën thirrje gjithesecilit ta shohe izolimin si një oportunitet dhe një pikë kthese ku të fillojë ndryshimi.
“Ndryyshimi eshte levizje, levizja eshte mundesi, mundesia duhet shfrytezuar”, thotë Duma.
Postimi i plotë:
“Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh.
Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”.
Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.
Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.
Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.
Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave.
Mënyra si i sheh gjërat është gjithçka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër.
Mund ta kthesh të gjithën në avantazh”. – ka shkruar ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post