Vrasja e 7-vjeçares në Himarë nga polici Arjan Tase teksa drejtonte skafin e tij të fuqishëm mes turmës së pushuesve që bënin plazh ka shkaktuar mjaft reagimes mes qytetarëve, të cilët ndjehen çdo ditë edhe më të rrezikuar në Shqipëri.
Një reagim në Facebook i gazetarit dhe aktivistit Artur Kurtallari, i cili flet mbi babëzinë tonë nëpër plazhe teksa shkojmë për të bërë pushime është duke bërë xhiron e rrjetit.
Ai shkruan se plazhet në botë nuk zihen me shezlonge siç bëhet këtu dhe skafet rrinë në ported dhe jo mes njerëzve.
Postimi i plotë
“-Horri që ka privatizu plazhin: Nuk lejohet çadra këtu. As termusi. As shishja me ujë. As byreku. As fiqtë. Është plazhi im e ti shes unë!
-Po mirë mor shkërdhatë, gjyshi yt delfin ka qenë që qenka plazhi yt?!
Në fotot poshtë keni perlën e plazheve në botë, Kroacinë. Nuk ka as shezlongë, as restorante, as skafe. Ka njerëz që bëjnë plazh si njerëz. Shqiptari pabuks i do të gjitha në një vend aty te plazhi. Shezlongun, barin, bordellon, dashnoren, gruan, pistoletën, skafin, makinën. Nuk ka si të shesë tangërllëk ndryshe. Se është pabuks.
Ja pse vajzën e vogël e vrau shteti. E vrau horri që natën trafikon drogë në emër të horrave në qeveri, e ditën bën shfaqje me skaf mbi kokat e fëmijëve.” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post