Sipas policise, jane konfliktet me shtetas te ndryshem qe ka djali, arsyeja qe i kane vene tritol te garazhi shkodranit mbremjen e djeshme.
Shkoder
Informacion Paraprak
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale.
Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.
Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K eshte i biri i shtetasit S. K
Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post