Një 79-vjeçar ka mbetur i vrarë në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm në Borsh të Himarës.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.30. Sokrat Xhuveli, 57 vjeç ka shkuar në shtëpinë e H. Brahimaj, 79 vjeç ku dyshohet se e ka qëlluar këtë të fundit me çifte duke e lënë të vdekur në vend.
Autori është arrestuar menjëherë nga policia, dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Diskutime rreth kësaj post