Kryeministri Edi Rama, mbështet thirrjen e BE-së për zgjedhje në reja në very të Kosovës, ku përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Bashkimi Evropian, ka folur qartë dhe tensionet e krijuara janë absurd.
Rama shpreson që Kosova dhe Serbia, të zgjidhin konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta kundër tyre, ndërsa u bëri thirrje që të veprojnë shpejt e të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së, do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më më pak evropiane. Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, shkruan Rama.
Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, ka bërë me dije se do të ketë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të ketë një ulje të menjëhershme të tensioneve.
“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”, shkruan Borrell.
Diskutime rreth kësaj post