Teksa na ndajnë vetëm pesë ditë nga ndërrimi i viteve, duket se viti 2017 ka ndërmend të largohet me mot të vrenjtur.
Sinoptikanët kanë parashikuar që pas këtyre ditëve me diell duhet të përgatitemi për reshjet e shiut.
Mësohet se vrenjtësirat dhe shiu do pushtojnë një pjesë të madhe të territorit të vendit tonë.
SIpas parashikimeve në të gjitha qarqet priten reshje shiu ku theksohet se në veri të territorit ato do të jenë mesatare.
Ndërkohë qarku i Shkodrës do të jetë më problematiku, pasi reshjet e shiut priten të jenë intensive.
Në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalisht mesatare, ndërsa në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.
Temperaturat do të jenë të ulta dhe do të variojnë në bregdet nga 6 °C deri në 14 °C, në vendet e ulëta 6 °C-14 °C dhe në vendet malore 1 °C – 7 °C.
Era nesër do jetë e lehtë, ndërsa në bregdet do të forcohet dhe do të arrijë deri në 40km/orë, duke shkaktuar edhe dallgëzime, por pa probleme për lundrimin.
Diskutime rreth kësaj post