Emisioni “Binjakët”, një format nga vëllezërit Veshaj, kishte të ftuar në puntatën e parë, moderatoren Bora Zemani. Gjatë intervistës me Donaldin, nuk munguan pyetjet ngacmuese nga ky fundit dhe një ndër ta ishte dhe pyetja se si reagoi Bora kur e ka parë për herë të parë Donaldin, dhe përgjigjja e Borës ishte epike.
“Kur të kam parë për herë të parë, e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, – u shpreh Bora.
Donaldi, në formë shakaje tregoi se nuk ishte dëshira e tij që Bora të vinte në emisonin, por u detyrua ta bënte sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishin planifikuar.
Kujtojmë, se pak kohë më parë u fol për një ndarje të mundshme të çiftit, por dyshja i hodhi poshtë dyshimet pasi u panë prapë në krah të njëri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post