Moderatorja e njohur Bora Zemani, në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet nën logon e “Top Channel”. Fotoja që vetë ajo ka postuar nuk lë vend për shumë hamëndësime.
Burime të sigurta konfirmojnë për “revistawho” se pas eksperiencës si drejtuese e disa formateve në “Tring” dhe “Vizion Plus” si “3shat”, “Albanian Designers Competition”, etj, Zemani do të vijë çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar.
“Përputhen” rubrika që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”, do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.
Formati që ju dha famë disa të rinjve që aspironin televizionin, do të drejtohet nga Zemani, por nuk do të mungojnë në të figura të tjera televizive.
Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion, por burime për “revistawho” bëjnë me dije se të tjerë personazhe të njohur janë në negociata me programin që tashmë do të jetë i përditshëm.
“Përputhen” do të transmetohet pas “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Diskutime rreth kësaj post