Lidhja disavjeçare e moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj përfundoi në një mënyrë të papritur teksa ata edhe prej kohësh bashkëjetonin. Ditët e fundit historia e tyre u rikthye në vëmendje nga Donaldi, i cili flet vazhdimisht për ish-të dashurën e tij para kamerave të BBV.
Ai ka deklaruar se vazhdon ta dojë shumë atë edhe të birin dhe se i mungon pafund. Ndërkohë brenda me të në shtëpinë e famshme ndodhet edhe shoqja e ngushtë e Borës, këngëtarja Semi Jaupaj me të cilën ai ka shfaqur një afrimitet të pazakontë, megjithëse ka mohuar çdo herë zërat se mes tyre mund të lindë diçka. Mbrëmjen e sotme Bora do të hyjë në BBV dhe nuk dihet se çdo të ndodhë mes treshes.
Diskutime rreth kësaj post