Pasditen e sotme reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë vendin.
Orët e pasdites së sotme, reshjet e borës kanë nisur me intensitet edhe në Tiranë, duke zbardhur pjesën më të madhe të qytetit.
Krahas zonave malore, reshjet e borës kanë përfshirë edhe ato fushore.
ARRSH dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, te lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe te respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
Sakaq ARRSH bën me dije se “kompanite e mirembajtjes dhe forcat e shtuara te Policise Rrugore jane ne terren per te garantuar nderhyrjen ne kohe sa me te shpejte”.
Diskutime rreth kësaj post