Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë shënuar një rekord të infektuarish ku numërohen 82 raste. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër për situatë që po kalon vendi jonë. Manjani dhe ndaj qasjes që po bën qeveria dhe kryeministri në lidhje me shpërthimin e virusit COVID-19.
Sipas tij sundimtarët si ky i yni i Surrelit dhe ai i Iranit, dalin në media të larë e të lyer, të veshur e të tonifikuar dhe fajësojnë popujt e tyre, se përse infektohen kaq shumë prej koronavirusit. Kjo sipas Manjanit ndodh në të gjitha regjimet, ku fajin e ka gjithmonë populli.
Postimi i Manjanit:
“A thua se njerëzit në këto hapësira duan të infektohen vetë me dëshirë. U kërkojnë njerëzve distancë sociale, pasi i kanë detyruar të jetojnë në hapësirë urbane kaotike e të mbipopulluar. Hapësirat e banimit por edhe të pazareve nuk të lejojnë në asnjë rrethanë të mbash distancë sociale. Njerëzit që jetojnë në hapësira të ngushta e në kushte mbijetese, fajësohen e madje edhe rrihen nga policitë e rregjimeve.
Rregjimet dështojnë t’u japin shërbim shëndetësor njerëzve, por fajin e kanë ata vetë. Sundimtarët dalin në media të larë e të lyer, të veshur e krehur, të ushqyer e të tonifikuar, të gjithë emetojnë luks e relaks dhe fajsojnë popujt e tyre pse infektohen. Madje si për koincidencë, ata sundimtarë në këto hapësira që mbajnë mjekra e kanë të kuruar të gjithë njësoj. (Lideri i Iranit dhe i Surrelit psh..)
Në të gjitha këto regjime fajin e ka populli. Populli është fajtori.
Shihni BBC dhe do ta kuptoni se si ndahet bota: në regjime që fajësojnë popullin pse sëmurët dhe në qeverisje që marrin përgjegjësi e japin llogari para popujve të tyre. Shqipëria sot e gjithë ditën futet në hartën e regjimeve, jo të qeverisjeve. Shihni me çfarë mllefi trajtohen njerëzit, të cilët çdo ditë shpallen fajtorë pse infektohen…
P.s. Po kur thonë se janë hapur negociatat?! Po kur krahasohen me Italinë e Gjermaninë?!”, – shkruan ai në faqen e tij në Fb.
Diskutime rreth kësaj post