Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend po rritet frikshëm nga dita në ditë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një thirrje të fortë.
Teksa ka publikuar mesazhin e doktor Vilson Ruçit, bën thirrje që të tregohemi të kujdesshëm pasi virusi është ende mes nesh.
“I drejtohem komunitetit mjekësor, pacientëve, familjarëve që të jenë të kujdesshëm sepse COVID19 është akoma mes nesh dhe është i rrezikshëm! Sukseset që kemi arritur, hapjen, zhvillimin ekonomik, turizmin, hapjen me Botën duhet t’i ruajmë si sytë e ballit” – Ju lutem dëgjoni e dr. Vilson Ruçit
#Bashkë kundër #COVID19”, – shkruan Manastirliu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post