Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një psotimi në “Facebook”, në ditën e parë të vitit 2023, ka bërë me dije se kanë ardhur në jetë 11 fëmijë pas orës 00:00.
Ai bën me dije se bonusi i bebeve do të jepet gjatë gjithë vitit, ashtu siç u dha gjatë 2022-shit për 42.060 fëmijë.
Postimi:
“GËZUAR
Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështetën 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post