Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, është ndalur në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ ku ka vizituar foshnjat e para që erdhën në jetë për këtë vit.
Rama ka përgëzuar stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.
Mes bisedave me nënat e reja, Rama nuk ka kursyer as batutat.
‘Ky është babi? Me këtë e ke bërë bashkëpunim’, i tha ai njërës prej nënave në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’.
Pas këtij takimi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar të gjitha nënat e reja dhe u ka premtuar mbështetje, që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur.
‘GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur??❤️ ?
Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve?♂️?’, shkruan ai , pas vizitës në maternitet.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post