Një alarm i rremë për bombë ka shkaktuar jo pak frikë në Maqedoninë e Veriut teksa përgatitej për pritjen e presidentes së KE Ursula Von der Leyen.
Policia bën me dije se një shtetas me inicialet I. M rreth orës 10:32 raportoi se gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian një pajisje shpërthyese do të aktivizohet para ndërtesës së Qeverisë.
Qeveria mori masat por pas kontrolleve të nevojshme është përcaktuar që raporti është i rremë.
Diskutime rreth kësaj post