Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shprehet te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se nuk do e votojë PD-në sa kohë do jetë Lulzim Basha kryetar i saj. Ish-deputetja e Shkodrës thotë se PD është drejt humbjes së identiteti dhe kjo sipas saj falë Lulzim Bashës.
E pyetur nëse do e votonte PD-në nëse do kishte zgjedhje sot, Topalli u përgjigj: Jo! Sipas saj, sa kohë Basha të jetë kryetar i PD, Edi Rama do fitojë gjithmonë dhe do jetë në krye të qeverisë. “Për sa kohë të jetë Basha aty, Rama do vazhdojë të qeverisë”, tha Topalli.
Ajo thumbon edhe ish-kryetarin e PD, Sali Berisha për mbështetjen e hapur që i dha Bashës në vitin 2013-ë në atë garë me Sokol Olldashin. “Ne të gjithë gabojmë, t’i japësh mbështetje dikujt do të thotë që t’i japësh besim. Unë para katër vitesh nuk votova për asnjërin, bëra një kryq të madh. Kam qenë e shqetësuar gjatë katër viteve për mënyrën sesi Basha nuk bënte opozitë. Kam reaguar gjithmonë sepse kjo është bindja ime dhe tregon se kam pasur të drejtë. Jemi përballë një krize lidershipi të PD. Jemi përballë përçarjes së Partisë Demokratike. Duhej të ishte bërë një analizë e gjatë, Kryetari është personi që përçan më fort dhe më keq PD-në duke dalë në emër të bashkimit. Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hyn në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje“.
Lulzim Basha krenohet për rrugën e kombit dhe liberalizimin e vizave
Kjo është një çështje tjetër, merita për rrugën e kombit i përket Berishës. Projekti vazhdoi pasi u largua Lulzim Basha. Gjata kësaj periudhe nuk ka asnjë projekt të madh, nuk ka investime strategjike të këtij niveli. Nuk ke avancime në fushën e integrimit dhe këto e bëjnë Shqipërinë në radhë pas Maqedonisë e Malit të Zi.
Të qëndrojmë te opozita. Thatë që është kriza e përfaqësimit. Përfaqësimi është deputetët. Çfarë nuk shkon?
Nuk shkon asgjë. Nuk ka kriter politik në përzgjedhje, nuk ka kriter vlerorë, nuk ka kriter të përfaqësimit të partisë demokratike. Nuk ka përfaqësim të PD. Janë disa prej tyre që vijnë nga pushtete të caktuara. Ka përfaqësim të interesave të qendrave akullta. Ka një përmbysje të sistemit të meritave. Është më e theksuar në PD, por me probleme të thella duket edhe PS.
Kritikave që ju i keni bërë për listat mbështetësit e Bashës ju janë përgjigjur se nuk keni pse e gjykoni sepse çdo gjë e ka një fund
Nuk ka lidhje me rastin pse dikush nuk është në listë. Që të kishin punuar me vite për PD që të ishin më të mirë se të tjerët që janë në listë apo jo, por kur nuk ka kriter vleror e përfaqësimi, kjo është për turpin e atyre që bënë listë.
Ju keni qenë të parat që në sallën e parlamentit denoncuar një deputet i cili tashmë është përtej hekurave të burgut. Mendoni se Basha ka të drejtë kur thotë se votat e vodhën?
Kjo nuk e justifikon dot pavarësisht përpjekjeve të tij parlamenti që është sot ka më pak përmbajtje kriminale se më parë. Prania e tyre në parlament tregon se në 2013 kur dhamë të gjithë dorëheqjen kemi pas përballë atë, dhe jo as dy. Në parlament nuk ka politikë. Kjo është për shkak të Ramës se futi në parlament njerëz që kishin ardhur për të mbrojtur interesat e tyre
Si dilet nga kjo situatë?
E vështirë është, është komplekse, nuk ka një përgjigje është një proces që duhet ta ndjekim. Shqiptarët ditën e votimit dinë të përgjigjën. Ju përgjigjën Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ju po thoni të vazhdojnë debatet pa fund?
Jo nuk e thash këtë. Nga eksperienca personale nuk ka mënyrë tjetër për ta drejtuar Parlamentin është të zbatosh rregulloren. Nuk ka instrument tjetër për të vendosur rregull në sallë, por nuk shkon edhe aq striktë. Nga dy minuta mund të shkojë katër, por këtu mbyllet gjithkush e kupton. Kryetari i Parlamentit duhet të jetë i detyrueshëm. Ruçi duhet të jetë më tolerant. Rregullorja dhe toleranca duhen kombinuar.
Pati përplasje mes Ruçit dhe Bashës si e gjykoni?
Mua mu duk artificiale sepse nuk kishte një bazë, opozita nuk kishte me vete rregullin dh opozita vinte pasi i dha disa vota Ruçit. Dy deputetë të PD votuan Ruçin. Më shumë deputetë të PS nuk e votuan Ruçin. Monika u tregua e zgjuar i tërhoqi të vetit. Opozita nuk është aty ku duhet të ishte sidomos sot kur krimi godet qeverinë. Kjo situatë kërkon një opozitë të vërtetë të sinqertë gjë që unë nuk e shoh
Si e gjykoni analizën e Berishës për situatën e PD?
Këtu ka 230 mijë shqiptarë që nuk besojnë tek lidershipi i sotëm i PD. 230 mijë shqiptarë, të tjerë ish funksionarë e ish deputetë janë shumë të parëndësishëm. Militantë të PD nuk e kanë votuar partinë e tyre sepse nuk janë ndjerë të përfaqësuar.
230 mijë vota si duhet të bëhet që të votojnë për PD apo për një parti të re demokratike?
Se çfarë do të ndodhë nuk e di, të rikthesh besimin është një gjë shumë e vështirë. Ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë prespektivën e PD. Kjo nuk është demokracia, ajo ka rregulla. Kërkohet një lidership moral, kërkohet një vizion, kërkohet që të përgjigjet për të gjitha konfuzionet. Kjo krijon krizën dhe mungesën e besimit. Politikë me garuzhde tepsi e timon nuk ndodh në asnjë vend. Është ofendim për popullin shqiptarë që të lejojë ti flasin në këtë mënyrë. Nuk është serioze.
Si e gjykoni analizën e zotit Berisha?
Intervista e Berishës besoj që ishte shumë e matur si intervistë e një ish kryetari. Berisha th atë vërteta që qëndrojnë. Pozicioni i sh-kryetarit është i vështirë. Nuk mund të përfshihet shumë sepse është një betejë që ai ka vendosur ta mbyllë. Ish-kryetari nuk flet dot për pasardhësin. Flet për parimet bazë, thua të vërtetat më të rëndësishme pastaj janë të tjerët që e çojnë procesin përpara. Nuk mund të kërkojmë që të bëjë Berisha betejat e të tjerëve është radha e të tjerëve të punojnë për këtë. Ka një lider të legjitimuar që është shuam i dobët në paraqitjen e vet. nuk ke shpresë se mund të ndryshojë gjë. PD ka krizë të thellë lidershipi
Kur ka qenë hera e fundit që e keni takuar Berishën?
Para gati dy javëve
Përtej asaj që është ana konfidenciale e një ish-kryeministri dhe ish-kryetares së Kuvendit, ka ndërmend të ndërhy Berisha?
Përtej asaj që ka thënë në media nuk ke për të gjetur më një shtesë. Nuk besoj për momentin. Berisha thotë të vërteta për aq sa gjykon se mund të thotë një ish-kryetarë. Ata që kanë veshë me dëgjuar dhe e njohin Berishën e kuptojnë qëllimin e Berishës.
Mëkati fillestarë, kur Berisha favorizoi Bashën në krye të PD?Ne të gjithë gabojmë ti japësh mbështetje dikujt do të thotë që ti japësh besim.Unë para katër vitesh nuk votova për asnjërin, bëra një kryq të madh. Ndërkohë ka një grup tjetër. Kam qenë e shqetësuar gjatë katër viteve për mënyrën se si Basha nuk bënte opozitë. Kam reaguar gjithmonë sepse kjo është bindja ime dh tregon se kam pasur të drejtë. Jemi përballë një krize lidershipi të PD. Jemi përballë përçarjes së Partisë Demokratike. Duhej të ishte bërë një analizë e gjatë, Kryetari është personi që përçanë më fort dhe më keq PD duke dalë në emër të bashkimit. Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hy në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje.
Ju do jeni aktive në këtë grup?
Nuk do i quaja grupe. Unë lexoj 230 mijë vota. Ka njerëz me eksperiencë që përpiqen për të bërë diçka për të ndryshuar sitruatën. Pozitive si përpjekje por e pamjaftueshme.
Katër vite më parë duhej të mendoheshit se ishit një ADN e PD-së, e së djathtës, nuk kandiduat në qershor të 2013, jeni penduar që nuk e sfiduat Bashën?
Nuk e kisha menduar. Njeriu duhet të dijë të marrë përgjegjësi. Nuk më shkon mendja që pas humbjes do marrësh karrige. Kur humb duhet të bësh hapin mbrapa e t’ia lirosh rrugën dikujt tjetër. I vetmi njeri që thotë është përgjegjësia ime, e mban përgjegjësi duke uzurpuar karrigen është Lulzim Basha. Në histori rast të tillë nuk kam parë.
Ju vetë do jeni aktive?
Unë nuk mund të rri indiferente, jam e përfshirë. Nuk është e nevojshme të jemë brenda parlamentit për të gjykuar. Mund të jesh jashtë parlamentit dhe të kontribuosh.
Vazhdoni ta konsideroni PD-në nën drejtimin e Bashës si partinë tuaj?
Jo nuk e shoh, nuk e ndjejë. Është një krizë identiteti
Nëse do të kishte zgjedhje tani do e votonit PD-në?
Jo. Për sa koh të jetë Basha aty Rama do vazhdojë të qeverisë. Ka një krizë të thellë ekonomike në Shqipëri. Më duket se në kohën e Enver Hoxhës buka thatë ishte e siguruar. Këtu ka familje që nuk marrin dot ilaçe, është një emergjencë kombëtare. Një situatë ku mafja ka goditur shtetin. Të mos reagosh, mos e humanizosh mos e përfaqësosh atë që t’i ke.
Diskutime rreth kësaj post