Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë duke treguar gruan që do të pasojë kryeministrin Rama në Partinë Socialiste.
Kryemadhi deklaroi se pasardhësja e Ramës në parti do të jetë Ogerta Manastirliu.
Pjesë nga intervista në MCN TV
Rakipi: Keni thënë dikur që pasardhëse e Ramës në parti do të jetë një grua. Kush?
Kryemadhi: Ogerta Manastirliu.
Rakipi: Jo Elisa?
Kryemadhi: Ogerta sepse është pa përkrahje politike brenda grupeve, dhe bën çfarë thotë Rama dhe pa qenë ai. Do të kesh një PS në minorancë, dhe Ramës do ti duhet të kërkojë alibi për lirinë e tij.
Zheji: Humbet zgjedhjet dhe e dorëzon partinë tek Ogerta?
Kryemadhi: Do të kërkojë të qëndrojë, por janë dhe të tjerët. Ai ka Ogerta Manastirliun.
Diskutime rreth kësaj post