Ministrja e Brendshme Britanike Theresa May mbajti një fjalim këtë të hënë që duke vënë në dyshim nëse vendi i saj duhet të lejojë që Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia ti bashkohen BE-së. May ka mbështetur idenë se “këta janë vende me varfëri të madhe dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe për më shumë edhe me terrorizmin.
“Duhet të pyesim nëse është vërtet e drejtë që BE duhet thjesht të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë anëtarëve të rinj të njëjtat të drejta me themeluesit e unionit?”
Një tjetër konservator i pranishëm dhe mbështetës i largimit nga BE, lider i fushatës që vendi të dalë nga BE, Iain Duncan Smith tha se ishte dakord me Sekretaren e Punëve të Brendshme.
“Sekretarja për Punët e Brendshme ka të drejtë që shqetësohet nga vende të rrezikshme si Shqipëria apo Turqia që mund të lejohen të hyjnë në BE. Nëse këto vende lejohen të bëhen pjese e BE-së,, ata do të jenë një rëndesë më shumë për sistemin tonë të mbrojtjes për shkollat dhe shtëpitë tona. Është vetëm një rritje e rrezikut të shtimit të kriminalitetit dhe terrorizmit në rrugët tona” –tha ai citon lapsi.al.
“Pas kësaj deklaratë të Sekretares, May a nuk duhet të dalë kryeministri dhe të shpjegojë nëse është dakord me qëndrimet e ministres së tij të brendshme? – shtoi Smith.
Duket se deklarata e Ministres së Brendshme ka shkaktuar polemika të shumta ndaj ajo ka bërë një sqarim duke saktësuar se “Britania duhet të largohet nga Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe jo nga Bashkimi Europian”.
Ata që bëjnë fushatë që Britania të lërë BE-në i janë drejtuar sot kryeministrit Cameroon me disa pyetje.
A e pranon Kryeministri sot që të vendosë një veto për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Turqisë në këto rrethana?
A e pranon Kryeministri komentin e Sekretares së punëve të Brendshme se është njëk ide e keqe të mirëpresësh këto vende që kanë probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin?
Diskutime rreth kësaj post