Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka dalë me një deklaratë të fortë kundër kryeministrit Rama. Sipas Palokës, Rama ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.
Paloka tha:
“Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos ti hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që ti hapeshin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë.”
Beti Njuma: Është akuzë e rëndë kjo duhet vërtetuar me fakte?
Edi Paloka tha:
“E vërtetoj…le të më hedhë në gjyq Edi Rama për këtë deklaratë. Edi Rama ka kërkuar në kancelaritë e Evropës që Maqedonisë së Veriut mos ti hapen negociatat”.
Diskutime rreth kësaj post