Të ftuar në rubrikën “Në trotuar” në E Diel, Bledi Mane dhe Nita Latifi, janë përplasur sërish pas debateteve virtuale në rrjete sociale.
Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane, e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.
Pjesë nga biseda:
Bledi Mane: “Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua”.
Nita: “Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB”.
Bledi: “Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu”!
Bledi Mane: “Te instagrami im i bëra një dedikim që ia lexova, shumë miqsor, shumë të dashur, tha “Ç’të duhet ty?”, iku kjo. Unë merrem meme, Ronaldo po ashtu, ajo “Çtë duhet ty?”. Moj a jeni në terezi? Moj e kanë parë njerëzit 24 orë në TV me brek, duke ngrënë, duke u larë…Jeni në terezi apo jo? Jo po “pse e bullizon se është femër, pse e bullizon se është artiste?” A jeni në terezi, a jo? Ose kemi ndonjë hendek arsimor dhe kulturor dhe unë nuk e kam kuptuar, ose zonja të fitojë pavarësinë se është 32 vjeçe edhe të bëjë lekë, ose lërë këngën dhe bëj punën e mësueses. 24 orë në kamera, puthu, përkëdhelu, ledhatohu, martohu…”.
Diskutime rreth kësaj post