Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i revoltuar ka bërë thirrje që të ndryshohet sistemi zgjedhor sepse sipas tij vendi ndodhet në monizëm.
Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook
“Cikli i mbyllur “monizëm-monizëm”.
Sido që ta rrotullosh mendimin, sado ta vërtitësh fjalën realiteti është i ftohtë. Kallkan fare!
Në 30 vitet e fundit ajo që kemi bërë është kjo: filluam të luftojmë kundër MONIZMIT dhe e çuam prap vendin në MONIZËM.
Në 30 vjet kaq u bë! E kemi të jetuar këtë gjë jo të treguar.
Endemi e vijmë vërdallë për të gjetur çdo bëjmë, por duhet analizuar ftohtë çbëmë e ku erdhëm?!!
Paradoksalisht kemi studentë e aktivistë antimonistë të dhjetorit 1990, që janë në krye të shtetit, pushtetit dhe të politikës moniste të vitit 2020.
Cikël i plotë brenda të njëjtin grup që qeverisi këtë vend.
Shqiptarët u kanë dhënë gjithçka vendimmarrësve të këtyre 30 viteve dhe këto të fundit thjesht e çuan vendin aty ku e morën, në MONIZËM. Përveç se bënë ç’deshën e çmundën e kurrë nuk dhanë llogari. Boll më!
Që të ketë kuptim fjala BOLL, duhet konsideruar ky 30 vjeçar si cikël i mbyllur dhe duhet mbyllur në histori,bashkë me protagonistët vendimmarrës.
Mbase u duhet dhënë dhe amnisti, por me kusht që të largohen së bashku me ciklin që mbyllën.
Shqipëria nuk ndryshon me vazhdimësinë e jetës së këtij cikli, por duke u ndarë nga ai.
Duhet një fillim i ri, duke mësuar nga gabimet e 30 viteve të fundit.
Fillimi i ri garantohet vetëm duke i hapur rrugë GARËS POLITIKE. Pra duke lejuar popullin të zgjedhë sa herë përfaqësuesit e tij nuk merren vesh.
Përfaqësuesit politikë nuk mund të vdesin në politikë! Ndaj duhet garë, zgjedhje e demokraci, pa kompromis e pa kushte.
Ndryshimi numër 1 është sistemi zgjedhor, që të lejohet gara dhe përfaqësimi.
Sistemi aktual mban ende aktiv ciklin 30 vjeçar monizëm-monizëm. Sa më shpejt të fillojë kjo gjë, aq më shpejt do fillojë starti i një cikli të ri. Të shpresojmë më afatgjatë se ky i 30 viteve të fundit.
Pëndryshe, mbajtja e këtij cikli në lojë na çon tek një përsëritje e frikshme e ciklit 1945-1990. Kjo pastaj do ishte kulmi i hatasë…
Kjo është llogjika. Na pëlqen apo jo.
Militantët, pa dyshim nuk mendojnë kështu, ndaj ky realitet e kjo analizë nuk vlen për ta”. – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post