Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka hapur debat mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Sipas agjensisë prestigjoze së lajmeve “Reuters”, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare ka qenë Franca ajo që ka kundërshtuar nisjen e procesit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vetë Macron ka kundërshtuar më shumë se të gjithë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, madje është përplasur me Merkel.“Reuters” shkruan se ministrja franceze për Çështjet Europiane, Ameli de Montshalë deklaroi hapur se si fillim, BE-ja duhet të reformojë mënyrën e pranimit të kandidatëve të rinj dhe se deri atëherë nuk mund të lejohet hapja e negociatave për asnjë shtet tjetër. Ameli ka shkuar deri aty sa hapjen e negociatave e ka quajtur “telenovela e anëtarësimeve”.
Por, qëndrimi i Francës ka ngritur shqetësime në radhët e BE-së, pasi në rast refuzimi vendet e Ballkanit mund të kultivojnë lidhje më të ngushta me fuqi të tjera “rivale”, siç janë: Rusia, Turqia dhe Kina. Sipas Francës, BE-ja po përballet me shumë sfida – përfshirë daljen e planifikuar të Britanisë, Kinën, migracionin dhe kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga Rusia – për të lejuar që dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i paskalitur nga trashëgimia e luftërave të viteve 1990 që po lufton me krimin dhe korrupsionin .
Megjithatë, kjo pikëpamje, ka ngritur shqetësime për vonesa të mëtejshme në një proces tashmë të zgjatur që mund të shkaktojë një “lodhje nga vlerësimi” tek dy vendet kandidate. Në Berlin, një zyrtar qeveritar tha se çështje e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte parësore për Gjermaninë, e cila do të mbajë ditën e sotme samitin e saj vjetor me Francën.
“Kancelarja Angela Merkel do të ngrejë çështjen me Macron të mërkurën,”- tha zyrtari, duke shtuar se ajo gjithashtu do të ngrejë çështjen në një samit të të gjithë 28 liderëve kombëtarë në Bruksel të enjten dhe të premten. “Është një çështje strategjike për BE-në.”- shtoi ai.
Reuters shkruan më tej se takimi i djeshëm në Luksemburg i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, ka shkuar përpara me Shkupin por jo me Tiranën, pasi Parisi ka bllokuar gjithçka.“Gjashtë vendet e Ballkanit: Bosnja, Kosova, Maqedonia, Malit i Zi, Serbia, Shqipërisë që dolën nga shpërbërja e viteve 1990 të Jugosllavisë, konsiderohen anëtare të ardhshme të BE-së,”– përfundon lajmin agjensia e lajmeve Reuters.
Diskutime rreth kësaj post