Boksieri Robin Krasniqi, ka mposhtur mbrëmë në Gjermani boksierin rus me pasaportë belge, Timur Nikarkoev, duke fituar pas rundit të pestë, pasi kundërshtari u dorëzua.
Kjo ishte ndeshja e parë për boksierin që nga tetori i vitit 2021.
Edhe pse nuk ishte një fitore për titull, kjo shërben për t’i rikthyer besimin boksierit.
52 fitore e shtatë humbje, është bilanci i Krasniqit pas ndeshjes së mbrëmshme.
Diskutime rreth kësaj post