Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutivit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Arsyeja e kësaj dorëheqjeje sipas Abazit është rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
“Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri”, ka thënë ai.
Abazi, megjithatë komentoi edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, ku tha se “LVV nga partia e tretë në zgjedhjet lokale tani është e para”.
“Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post