Ish deputeti demokrat, Gerti Bogdani ka deklaruar se edhe pse qeveria teknike nuk është pjesë e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, opozita do të vazhdojë ta kërkojë.
Bogdani: Pas një procesi të gjatë manipulimi, Maqedonia zgjidhjen ja dha përmes një qeverie teknike, është një zgjidhje afatgjatë shumë e mirë për Shqipërinë pavarësisht kush është në qeverisje. Qeverisja teknike rrit besimin në zgjedhje. Është një kauzë që do të vazhdojë të kërkohet nga PD, nuk është pjesë e tekstit të tryezës politike sepse duheshin bërë dhe lëshime. Më i rëndësishëm ishte votimi elektronik dhe identifikimi biometrik dhe pastaj vinte qeveria teknike. Padiskutim do të jetë pjesë e debateve në të ardhmen dhe pjesë e diskutimeve dhe presioneve në të ardhmen.
Për Bogdanin, për momentin e rëndësishme është respektimi i atij dokumenti për të cilin palët kanë rënë dakord dhe kanë hedhur firmat.
Këtu ish-deputeti ngriti shqetësimin e tentativës së mazhorancës për të hequr koalicionet parazgjedhore.
Bogdani: Kemi një dokument në tryezë, duhet të respektohet dhe të mos shkelet. PD nuk ka qenë asnjëherë kundër listave të hapura. Nuk mund të justifikohet sot ndryshimi i sistemit të listave të hapura për të marrë heqjen e koalicioneve zgjedhore. Është antidemokratike, minim i demokracisë në vend, të drejës për tu bërë bashkë për të rrëzuar një qeveri. Fatkeqësisht është e vetmja patericë që mund ta mbajë Ramën në pushtet.
Diskutime rreth kësaj post