Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, ka komentuar zgjedhjet lokale, “God bless…zgjedhjet”, ka shkruar në një postim në Facebook, Boçi.
Sakaq, thotë se zgjedhjet u fituan me para, dhunë dhe truke kompjuterike.
Më tej thotë se ‘edhe ish-diktatori Enver Hoxha bënte zgjedhje, për të vendosur zgjedhën dhe ai’.
Postimi i Boçit:
“GOD BLESS…ZGJEDHJET
Zgjedhjet u kryn!
Më në fund u çliruam.
Çlirimi duket se do njihet si dikur nga të gjithë aleatët tanë.
Disa fituan. Fituan si fituan, me para, me dhunë apo me truke kompjuterike, ata sot tundin me krenari të shpifur parrullën shtegdalëse: “Fituesi nuk gjykohet” (shpikësi i saj duhet të ketë qenë fitimtari më i dëshpëruar i historisë dhe i planetit)
Fituan karriget, interesat, sigurinë e mos hyrjes së gjembit në këmbë. U lehtësuan disi nga mëkatet e fajet e mbishpinës e fundshpinës.
Disa shumë, ata më fatkeqët, fituan më në fund atë, varfërinë e sigurtë, që siç duket është qëllimi final i jetës së tyre.
Shumë humbën: dikush përfundimisht dinjitetin për aspra administartive, ose situative. Dikush humbi votën, dikush drejtimin e dëshirat për të bërë diçka ndryshe në moçalin e molepsur të politikës.
Shumë humbën shpresën e besimin se këtu nuk do valviteshin më flamujt e një melankolie dhe depresioni unik ekonomik e social.
Të tjerë dolën ashtu siç hynë. Verbërisht, nën kompleksin e Stokholmit, duke ndjekur me shterim admirues dhunuesin sistematik të qënies fizike e kulturore të tyre”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post