Deputeti Ben Blushi gjatë punimeve të seancës së sotme të Kuvendit, zyrtarizoi largimin e tij dhe të deputetes Mimoza Hafizi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. “Ne kemi vendosur të largohemi nga një grup politik që nuk pranon të zgjedhë. Rilindja vendosi që në PS të mos kishte më zgjedhje dhe vendosi të zgjedhë me referendum atë që do e trajtonte si një çështje dhe jo si një njeri. Unë dhe znj. Hafizi dalim me vullnet të lirë nga një ndërmarrje private që nuk respekton asnjë normë. Ne vendoëm t’i bashkohemi mijëra shqiptarëve të tjerë që besojnë se vendi ka nevojë për një politikë të re”, u shpreh Blushi sot në parlament.
Rilindja, shtoi ai, e ktheu kanabizimin në politikë shtetërore dhe kanabisi sot është e vetmja politikë ekonomike me të cilin Rilindja po ka sukses.
Në reagimin e tij, nënkryetari i grupit socialist Taulant Balla akuzoi Blushin se nuk ka qënë asnjëherë socialist dhe se duhet ta kthejë mandatin e deputetit. “Dy deputetë të grupit parlamentar të PS-së, me dëshirën e tyre, vendosin të largohen nga grupi parlamentar dhe unë, në emër të grupit parlamentar, u uroj udhë të mbarë. Por, ti që fole këtu, nuk u solle kurrë si socialist. Edhe atë karrige që ke aty, e mban qyl, sepse ke mandatin e socialistëve, të cilin e ke për detyrë ta respektosh deri në fund. Nuk e ke mandatin tënd. Mandatin tënd provoje dhe merre në 2017-n. Mandatin e socialistëve o kthejua socialistëve, ose mos e mbaj pandershmërisht”, iu drejtua Balla Blushit.
Sa për çështjen e performancës së qeverisë, shtoi ai, ne nuk e kemi kanabizuar Shqipërinë, përkundrazi, ministri i Brendshëm ka bërë një punë të shkëlqyer, bashke me Policinë e Shtetit, për ta dekanabizuar Shqipërinë.
Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gilman Bakalli
TIRANË, 13 Tetor/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gilman Bakalli, qe u nda para kohe nga jeta disa ditë më parë. Me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, parlamenti nderoi kujtimin e ish-deputetit të ndjerë, anëtar i Kuvendit shqiptar në vitet 2005-2007.
Duke e marrë fjalën pas ish-kryeministrit Sali Berisha, Tahiri iu drejtua atij duke thënë se “u ngrita për të kërkuar një minutë heshtje për deputetin e partisë tënde, sepse kam respektuar gjithmonë sa herë i ke bërë thirrje këtij parlamenti në shenjë humanizmi për të mbajtur një minutë heshtje, qoftë edhe për viktimat e aksidenteve rrugore. E gjej me vend që për një ish-kolegun tonë, ish-deputet, shkodran i mirë, një shqiptar i mirë i kërkoj parlamentit ta respektojmë me një minutë heshtje”. /a.s/
Idrizi:Çështja çame i përket të sotmes
Çështja çame u diskutua që në nisje të punimeve të seancës së sotme të Kuvendit, ku pikë e pare e rendit te dites ishte pr/ligji për pensionet suplementare të ushtarakëve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes(AISM).
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e konsideroi ceshtjen çame jo me si nje ceshtje qe i përket së shkuarës, por te sotmes.
“Genocidi ndaj kujtdoqoftë i përket të sotmes, jo të shkuarës. Ajo që duam të bëjmë ne është t’i falim persekutorët dhe të pranojmë ndjesën. Por as këtë mundësi nuk dëshirojnë të na e japin, sepse thonë se çështja çame nuk ekziston”, u shpreh Idrizi, duke nenvizuar se cështja ne fjalë nuk mund të trajtohet kështu.
“Çështja çame është çështje e ditës dhe për këtë u ndërgjegjësua edhe Komisioni Europian”, tha kreu i PDIU-se.
Nis seanca plenare
Kuvendi nisi punimet e seances se radhes me piken e pare të rendit te dites, pr/ligjin që përfshin punonjësit civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes(AISM, në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.
Drafti vjen ne kuader te ndryshimeve në ligjin bazë “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”.
Në rendin e dites se parlamentit ështe gjithashtu dhe ratifikimi i ndryshimit nr. 3 të kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të portit të Durrësit dhe pr/rezoluta “Për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2015”.
Për votim është pr/ligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, pjese e paketes prej 7 ligjesh te reformes kushtetuese, i mbartur nga seanca e kaluar dhe për të cilin palët ende nuk kanë gjetur konsensus.
Si cdo te enjte, punimet e Kuvendit pritet të shoqërohen nga debatet mes palëve, ndersa opozita ka paralajmëruar një ditë më parë për nisjen e “një beteje të fuqishme në parlament, për të denoncuar fenomenin e kultivimit te hashashit.
Diskutime rreth kësaj post