Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër kreun e LSI, Ilir Metën, i cili vijon të heshtë për dështimin e negociatave me ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës.
Blushi tha se i beson shumë pabesisë së LSI, duke shtuar se kjo forcë politike do të futet në zgjedhje.
Më tej, ai shtoi se LSI do të përpiqet të marrë 600 mijë votuesit e PD në zgjedhje, duke e cilësuar Ilir Metën një lojtar të kujdesshëm.
“Ça janë këto tre burra mo? Ky popull nuk i meriton. Janë përgjegjës për krimin. Tani vijmë te LSI se e kam qejf këtë temë, sepse i besoj shumë pabesisë së LSI çdo ditë. Çfarë tha LSI, Ilir Meta? Këtu do ketë qeveri teknike! Dhe nuk pati. Pastaj e mori PD teorinë e tij dhe ai doli e tha se këtu duhet të ketë “qeveri besimi”. E beson njeri që Meta do jetë kryetar i opozitës nesër, kur ka 8 vjet në pushtet? Ka pranuar kanabizimin e Shqipërisë, krimin në pushtet. Të dyja bashkëqeverisjet me LSI kanë qenë të dështuara. LSI do përpiqet të marrë ato 600 mijë votues të PD në zgjedhje. Meta është një lojtar i kujdesshëm dhe do të futet në zgjedhje”, deklaroi Blushi./
Diskutime rreth kësaj post