I ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, deputeti socialist tha se Partia Socialiste sot është e pushtuar për interest e një njeriu të vetëm dhe ai është Edi Rama.
“Një arsye që po arrijmë në një krizë besimi, ti s’bën zgjedhje, krizë e pastër, njeriu që qeveris e shfrytëzoi partinë për të ardhur në pushtet për të numëruar votat, ka krijuar pakënaqësi te anëtarësia, eleminon zgjedhjet për të mos matur pakënaqësinë. Edi Rama po eleminon zgjedhjet për arsye të pakënaqësisë, pjesa dërmuese e anëtarëve të PS, nuk është puna që janë pa punë, është e qartë që janë pa punë por janë të papërfaqësuar dhe nuk po përfitojnë punësim, që ishte detyrim sidoqoftë, nuk po përfitojnë nga të mirat e mirëqënies që PS premtoi, balancim taksash, më shumë mbështetje për të varfërit. Kjo është arsyeja që nuk ka zgjedhje, Rama i frikësohet pakënaqësisë që ka krijuar këto 3 vjet, nuk është kapriço, është paranojë.” – tha Blushi.
Ndër të tjera Blushi tha se financimet e partisë nuk deklarohen të gjitha.
“Mund të deklarohen 100 mijë euro, por jo 20 milionë. E dini nga vinë këto para? Janë para të individëve që merren me prostitucion, drogë dhe krime të tjera” – tha Blushi.
Diskutime rreth kësaj post