Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shpjeguar sot arsyet që e pengojnë LSI-në, sipas tij, që të hyjë në koalicion me PS për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti Blushi tha se LSI i druhet një procesi zgjedhor në të cilin nuk merr pjesë PD, pasi në këtë mënyrë do të ishin automakisht të humbur.
Sipas Blushit, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI ose detyrohet të jetë opozita, ose nuk i duhet Rilindjes për qeverinë, pasi kjo e fundit do t’i ketë mandatet e nevojshme, që vijnë si rezultat i mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.
Pse mendoni ju se Meta do të bëhet president?
Unë nuk e kam thënë këtë gjë, sepse nuk e di. Por kam lexuar veprime amatoreske të Ramës dhe Metës. Dhe më keqa, se kaq, brutale dhe arbitrare. Këto janë në dëm të procesit. Raundi i parë i presidentit u dogj. Po kështu edhe raundi i sotëm u zgjodh. As solemnitet dhe prestigj nuk i dhanë këtij momenti. Kur një president zgjidhjet njëherë në 5 vite. As nuk shkova fare. Një shumicë që thotë se ka votat nuk ka aftësinë t’i japë prestigj çështjes së presidentit.
Të prezantojnë një kandidat e t’ia paraqesin njerëzve. Jo se nuk kanë një kandidat, po kërkojnë këtë ta lidhin me krizën e zgjedhjeve, gjejnë argumenti banal se po presin opozitën. dhe në këtë mënyrë, heqim mundësinë që kërkesa e PD të bjerë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme s’ka vlerë kërkesa e PD. E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin.
Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t’i ketë votat vetë.
Diskutime rreth kësaj post