Analisti Fatos Lubonja u shpreh në emisionin “Të Paekspozurit” nga Ylli Rakipi, se kjo situatë është qesharake në vend.
“Këta po luajnë domino më gjithë këto lëvizje dhe jo shah. Këta nuk pranojnë krizën e thellë, që është krizë prej 25 vitesh. Këtu ska vullnet të luajnë shah, as ambasadorët as Rama dhe as Basha nuk kanë dëshirë të luajnë shah. Këtu është qesharake çdo gjë, pasi kriza mund të shfrytëzohej si një moment reflektimi për të dalë nga kjo situatë.” – u shpreh Lubonja.
Ndërkohë Ben Blushi deklaroi se më 18 qershor nëse PD nuk hyn në zgjedhje, atëherë qeveria mund të marrë 100 mandate.
“Do marrë çdo pushtet dhe kanabisi do të shtohet. Pas një viti do vijë PD në zgjedhje, se dikur do hyjë të PD në zgjedhje. Unë do doja që PD të hynte në zgjedhje dhe të ndihej keqardhje. Por nëse nuk hyn, sistemi do vazhdojë, PD nuk ka mbështetje popullore, nuk ka pas 1 milion njerëz, dhe nuk e krijon dot, do vijë duke u dobësuar.” – u shpreh Blushi.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Blushi tha se do të bëhej aleat me Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do shkonte në zgjedhje për të ndryshuar sistemin.
“Nëse Basha do të shkonte në zgjedhje për të ndryshuar sistemin ndoshta do më kishte dhe mua aleat. Ne duhet të hyjmë në zgjedhje për të larguar qeverinë”, tha Blushi.
Diskutime rreth kësaj post