Ben Blushi kritikoi ashpër kolegët e tij në Partinë Socialiste, duke thënë se ata që hynë në grevë urie duke i kërkuar Sali Berishës të hapë kutitë, duhet të kenë turp nga referendumi i së shtunës.
“Atëherë hynë në grevë urie për të hapur kutitë, por sot kanë bërë atë që bëri Saliu atëherë. Duhet të skuqen. Kolegët e mi kanë shkuar për të trukuar dhe kanë mbushur kutitë kudo në vend. Kjo u vërtetua me pamje nga mediat”, tha Blushi.
Deputeti socialist saktësoi se edhe pse “është e nevojshme”, nuk do të hyjë në grevë urie për hapjen e kutive. “As nuk do e çoj PS-në në gjykatë, pasi nuk fajësoj partinë, por Rilindjen. Ky është vesi i trukimit të garës, që nuk është i partisë fatmirësisht, por i Rilindjes”, shtoi Blushi.
“I them shqiptarëve se demokracia në PS po cënohet rëndë dhe qeverisja po dëmtohet. Kur nuk ka liri, nuk ka qeverisje të mirë”, nënvizoi Blushi.
Diskutime rreth kësaj post