Blogerja Estela Ujka i “vendos” një çmim lumturisë. Ajo tha se ka një shumë me të cilën “do e bënte gjumin rehat”.
Sipas saj, me 10 mijë euro në muaj do jetohej mirë në Shqipëri.
Intervista:
Estela Ujka: Por nëse do isha 100% e përmbushur, që të mos e vrisja mendjen dhe të mos bëja asnjë llogari kur të shtrihesha për të fjetur gjumë, sot që flasim,me inflacionin, me 10 mijë euro do e bëja gjumin rehat, pastaj… sigurisht që s’do isha aq e kënaqur.
Aldo: Je duke thënë në muaj?
Estela Ujka: Në muaj, po.
Aldo: Ki parasysh që me 10 mijë euro në muaj, 23% do e kishe taksë. Mendoje edhe këtë.
Albana Çaushaj: I bie duheshin më shumë, duke hequr taksën dalin 10 mijë euro.
Estela Ujka: E thashë si familje, ne kemi tre kalamaj Aldo. Na grinë kalamajtë.
Aldo: Prit, prit. “Sa më, aq më” thotë bullgari. Sa më shumë të rriten, aq më shumë…
Estela Ujka: Ndaj them, sa më shumë të kemi aq më shumë kërkojmë. Edhe kur t’i kesh 10, do të thonë sa të bëjnë të lumtur, 20 e kështu me radhë.
Diskutime rreth kësaj post