Dy javë më parë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë shkroi në twitterin e tij që e ka aq shumë përzemër sa herë kërkon të ndihet i pashqetësuar nga komentuesit në facebook se ‘Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase!”, shkruante Rama.
Postimi i takon datës 14 mars, dhe Edi Rama e hodhi shpejt e shpejt menjëherë pas operacionit policor të kryer në Shkodër për arrestimin e një grupi që merreshin me fajde.
Por nuk kaluan vetëm dy javë për ta nxjerrë Ramën sërish bllof, për të na treguar se Shkodra nuk është aspak e qetë.
Vetëm sot në këtë qytet u vranë dy vëllezër duke e tronditur sërish qytetin ku në harkun e një viti janë vrarë pa autor 11 persona.
I vetmi ndryshim është se Edi Rama kryeministër sot nuk ka postuar asgjë nga ‘Shkodra e qetë dhe Policia gjithmonë e më efikase’.
Diskutime rreth kësaj post