JavaNews ka arritur te zbuloje detaje te reja ne lidhje me personin, i cili u ndalua pasi kishte bllokuar rrugen me bageti ne forme proteste. Sipas informacioneve qe u raportuan me heret, protestuesi quhet Lush Lushi, 62 vjeç, nga fshati Malihebaj i Shkodrës.
Burime nga zona bejne te ditur per JavaNews se sot në orën 11:50 minuta në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, ku kalon rruga e fshatit Ashtë, ka dalë me bagëtitë e tij për rreth 4 minuta duke bllokuar qarkullimin. Interesante eshte fakti se sebashku me protestuesin ndodhej edhe nje kamera sikurse shihet ne foton e meposhtme, ndersa mesohet se Lushi i kishte njoftuar vete mediat paraprakisht.
I ndaluari ka deklaruar para policise se protesta ishte ndaj Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër dhe me konkretisht adresuar shefit te saj, Selim Kraja. JavaNews zbardh deshmine e Lushit, i cili ka pretenduar se institucioni lokal ne fjale i ka vjedhur subvencionet për bagëtitë.
Ai ka deklaruar se nuk i shet dot bagëtitë, pasi per shkakun e mesiperm nuk kanë numrin e matrikullimit, që duhet ta pajiste Drejtoria e Bujqësisë.
Shtetasi Lushi mesohet se ka zgjedhur diten e sotme pasi ka pretenduar qe institucionet do ta merrnin seriozisht. “Per shqetesimin ne fjale i kam shkruar edhe kryeministrit Rama ne vitin 2013” – ka thene fermeri i ndaluar sot ne Shkoder.
Para policise Lush Lushi ka deklaruar se nuk ka të bëjë me thirrjet e PD për të bllokuar rrugën.
Diskutime rreth kësaj post