Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Tëitter për t’iu përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila shprehej në nëj deklaratë zyrtare se “i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.
Deklarata nga Sofia zyrtare lidhet me ato ç’ka Rama tha në samitin e Bled-it në Slloveni dhe thekson se “retorika antibullgare e Edi Ramës, është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik”.
Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në Bled.
“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post