Sot dhe nesër do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e grupmoshave të ndryshme.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
– Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;
– Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.
Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti, sipas orarit të paracaktuar, deri në përfundim të tij.
Ky aktivitet zhvillohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë.
Diskutime rreth kësaj post