Nga Bedri Islami/Kur Lulzim Basha vendosi në marrëveshje me Berishën të ngrinte një çadër të madhe në mesin e bulevardit, me 18 shkurt, duke na e paraqitur si një befasi të pazakontë, pak kush kishte menduar se budallallëku do të shkonte kaq.
Një çadër në mesin e bulevardit, si një shtatore lufte, më shumë se gjithçka tjetër kishte në kulmin e saj tri shtiza politike: sigurinë e madhe se në zgjedhjet e 18 qershorit humbja do të ishte fatale për të dhe më e thellë se katër vite më parë; bllokimi i vetingut në një kohë sa më të gjatë të mundur, dhe, së treti, shtiza politike brenda vetes ishte drejtuar ndaj kundërshtarëve të tij në parti. Këto të fundit janë të shumtë, por të heshtur, sa herë që e dinë se pas staturës së dikujt është hija e Berishës. Të heshtur deri në një datë të caktuar, ata, megjithatë, po bëheshin gati të përmbysnin kanakarin berishian, i cili, i ardhur si me porosi nga punët jashtë shtetit shqiptar, i mbuluar nga enigma e dyshimit, enigmë e njëjtë si e shefit të tij politik, ishte bërë dhe është ende, kapoja i ri i diktimit të ligjit të të fortit në një parti ku i forti gjithnjë ka bërë ligjin.
Bllokimi i zgjedhjeve parlamentare , çka do të ndodhte për herë të parë në vendin tonë, do të ishte njëra ndër risitë e jetës politike, por një risi e dëmshme deri në thellësi dhe për të cilën janë investuar fuqishëm tri lobe politike, brenda e jashtë Shqipërisë:
Lobi grek, i cili përmes njerëzve afër Bashës po synon të marrë revanshin ndaj klasës politike në pushtet, gjithnjë me shpresën që një ditë marrëveshja e detit, e varrezave të ushtarëve grekë, vazhdimi i një kryepeshkopi grek në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të bëhet një gjë reale, pavarësisht termave që mund të delegohen. Dy drejtuesit shqupas e kanë dhënë sinjalin e qartë se janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje të re nëse vijnë në pushtet pikërisht për rishikimin e kufijve detarë.
Ata, përmes njerëzve të lobit grek në brendësinë e strukturtave të tyre të brendshme, me të cilat kontaktet e Bashës janë të vazdhueshme, kanë marrë garancinë edhe për zevendesimin e Janullatosit, në një kohë të përshtatshme me një figurë tjetër klerikale greke, duke e shpënë trajtimin e Kishës Orotodokse Autoqefale Shqiptare në një vazhdim i zgjatur i Kishës greke, ashtu si kanë marrë sinjalet e duhura për të vazhduar më tej me çështje të hapura politike, të cilat rëndojnë mbi dinjitetin kombëtar.
Lobi serb, i cili që në fillim ka ushqyer me ide antikombëtare shumë nga drejtuesit themelorë të demokratikasve dhe me të cilët, edhe sot, kontaktet e Bashës dhe të Berishës, janë të vazhdueshme.
Hedhja në erë e zgjedhjeve të 18 qershorit, një ëndërr e vjetër serbe për të dhënë dëshminë se shqiptarët nuk janë të zotët të qeverisin edhe në një shtet mbi 100 vjeçar, e jo më në një shtet që është ende në formim e sipër, ka gjetur tani njërin nga pinjollët më të gatshëm për të qenë i shitshëm.
Jo rastësisht, një pjesë e medias shqiptare në Kosovë, e cila është vazhdimësi e medias udbashe serbe, në këtë kohë, çuditërisht e jo çuditërisht, është e lidhur fort me klanin 2B, Berisha – Basha, u bën vend atyre pa asnjë censurim, të paktën etik, ka hedhur në tregun mediatik sulme të pazakonta ndaj shumicës qeverisëse, dhe e gjithë kjo me të njëjtin burim si edhe më herët.
Lobi maqedonas, i cili ka pasur një aktivizim të dukshëm të kohrat e Gazidedes, kjo përmes figurave të njohura të shërbimit të fshehtë maqedonas, dhe që tani, në këtë koh turbullirash politike ballkanike, njëlloj e trembur nga humbja e zgjedhjeve dhe nga ndëshkimi i munshëm, pikërisht nga zullumet e mëdha financiare dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, po gjen jashtë vetes alibinë e humbjes dhe të ndëshkimit: Soros.
Të njëjtën alibi ka sjellur edhe selia e shqupasve. Ata, jo rastësisht, menjëherë pas Gruevskit, morën për vete të njëjtën tabllo sinoptike të armikut të jashtëm dhe për këtë, bashkarisht me liderin nacionalist maqedonas lobuan dhe lobojnë për të përmbysur në tryezë atë që nuk ia kanë dhënë me të drejtë. Njëri nga ndërmjetësit e kësaj paçavure politike tipike ballkanike, është Menduh Thaçi, miku i afërt i Berishës dhe i Bashës, bashkëpunëtor deri në besnikëri të thellë i shërbimit të fshehtë maqedonas. Por jo vetëm ai.
Sidoqoftë loja politike e çadrës, sajimi i një armiku që duhej dërmuar, krijimi me zor në botën politike jashtë vendit, megjithëse me përmasa të pakta,pavarësisht shpenzimeve të shumta, i mendimit se asnjëherë më keq nuk ka qenë Shqipëria; fjalimet e përnatshme në çadër, përmes së cilave u delegonte mentingashëve atë që ata kërkonin të dëgjonin: dhunën dhe marrjen e pushtetit me dhunë; delegimi i kërcënimit politik e ordinier, si shenjë e të fortit në botën e politikës ndaj qeverisë dhe shefit të saj; krijimi në çadër i një mjedisi politik i cili ishte thirrur për të ngritur Lulin e për të rrëzuar të tjerët, të gjitha këto, sëbashku me mbështetjen e pabesuar të Berishës, që nganjëherë shkoi deri në delir politik, e rritën forcën e Bashës në kampin e tij.
Përmes irritimit ai filloi të krijonte figurën e tij të liderit, i cili, pasi u kishte thënë “sekretin” në metingun e 18 shkurtit , se ishte gati t’i drejtonte, mori në duar frenat e një partie që ishte duke e shkokluar.
Faza e parë ishte e Bashës, megjithëse kalonte nga grotesku tek tragjikja dhe se përmes asaj që përcillte askush ende sot nuk e di se cili është vizioni i tij, veç asaj që dëgjohet përditë , “qeveri teknike, pa edi ramën”.
Ka mbetur për t’u shtuar, “qeveri teknike, pa Edi Ramën, dhe me mua”.
Sidoqoftë zullumi i tij politik, si çdo zullum vjen e këputet nga të trashurit.
Ai i trashi zullumet dhe mashtimin piërisht me vizitën sekrete në SHBA, me atë që deshi të përcillte dhe nuk kishte kujt të ia përcillte; përmes saj filloi zhngjyrimi i shpejtë i një karizme disa javore për të qenë zhburrim i plotë politik i një figure që e deleguan të jetë lider, por që në fakt është delenxhi i klasit të parë.
Sikur të mos mjaftonte zhvirgjërimi politik amerikan i Bashësa, e keqja i erdhi edhe brenda një kampi të njohur: Partitë Popullore Evropiane, dera e të cilëve ka qenë gjithnjë hapur për Berishën, por që u mbyll për Bashën. Ata botuan një deklaratë që hidte në erë gjithçka kishte mllaçitur Basha në disa javë, dhe, kur ai vuri re se porta po i mbyllej, vrapoi të ikte për të mos e zënë brenda dhe nuk e nënshkroi Deklaratën Politike të Portës së tij politike evropiane.
Në të dyja rastet ai thirri “Fitore”.
Nuk është budalla. Mos e mendoni këtë. Njeriu që shpëtoi me proçuedurë nga vjedhja e kombit, që shiti vendin dhe vrau në mesin e ditës, që mashtron ata qindra njerëz në atë çadër shqupase, e ka mësuar artin e qeverisjes së shitur.
Këtë ai e bën mirë.
E ka bërë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë Londineze. E ka bërë edhe kur ka ardhur si delegat i Familjes dhe jo vetëm i saj. E ka bërë edhe më vonë. E bën edhe tani.
Diskutime rreth kësaj post