Ish-Administratori i Njësisë Administrative Temal z. Nikoll Fermosi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka reaguar lidhur me bllokimin e varkave në Liqenin e Komanit, ku është shprehur se ky është një akt i turpshëm dhe i padrejtë.
Sipas tij, për banorët e zonës bllokimi i varkave, është një dëm i madh për ta, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ata të mbajnë familjen.
Reagimi i Fermosit:
“Bllokimi i varkave në liqenin e komanit nga ana e policisë, gjoja për mungesë dekumentash është një akt i turpshëm dhe i padrejtë, sepse që në vitin 1985 kur hc i Komanit u ndërtua, ato varka aty kanë qenë për t’i shërbyer banorëve të asaj zone. Është e vetmja njesi atministrative në Shqipëri, portë hyrëse dhe dalëse ka vetëm liqenin dhe tunelin e Komanit.
Të ndërhysh sot në pikun e turizmit dhe të bllokosh lundrimin në liqenin e komanit ,dhe vazhdimin drejt lumit të Shales, është e papranushme.
E vetmja rrugë për të mbajtur familjen, banorët e asaj zone është turizmi janë 10 fshatra nga Toplana në Cukal që të arrdhurat, i sigurojne vetëm përmes turizmit të cilin policia ka 4 ditë që ka vendosur postebllok në hyrje të tunelit.
Protesta e banorëve do vazhdojë, derisa zhbllokimi i varkave të marrin Rruge—Zgjidhje.!!”, shkruan Fermosi.
Diskutime rreth kësaj post