Bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit me të drejta të plota në unionin europian, Edi Rama në një intervistë në versionin francez të revistës Forbes e sheh më shumë si çështje mendësie të brezit aktual të europianëve që ndryshe nga etërit që e themeluan BE-në kanë harruar arsyet përse u krijua.
“Është për të ardhur keq që disa njerëzve u mungon kjo ndjenjë e historisë. Ne shohim Europën si një vend të lirisë dhe stabilitetit. Është gjithashtu e dobishme të kujtohet se nëse Europa ka peshë sot, kjo është për shkak se është e unifikuar. Individualisht, si mund të peshonin fqinjët tanë përballë fuqisë së BRICS-it, me Kinën në mendje? Uniteti është forcë. Sa për këto kriza ekzistenciale që po kalon BE, unë mund të ndaj vetëm vizionin e Emmanuel Macron. Presidenti juaj ka të drejtë që dëshiron të përparojnë 27 vendet përmes ndikimit të ”qarqeve”, si çifti franko-gjerman, sepse fati i këtyre dy vendeve është të vendosin veten në pozicionin e lokomotivës. Mekanizmat duhet të zhvillohen qartë për të kapërcyer bllokimet e kryera nga “vendet e vogla””., tha Rama.
Rama flet dhe për mënyrën sesi Shqipëria po përballon pandeminë që nga nisja e që sipas tij ka pasur suksese në menaxhim sepse mori masa kur rastet e para ende nuk ishin shfaqur ende.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post