Aktori Bes Kallaku dhe regjisorit Eduart Grishaj janë dy personazhe shumë të dashura për publikun e njëkohësisht edhe miq të mirë.
Sikundër na kanë treguar, dy çunat e kanë nisur bashkëpunimin me këngën e Besit “Katunari gangsta” dhe çdo videoklip tjetër e kanë realizuar bashkë deri te filmi “Falco” i Besit.
E sigurisht në këto 11 vite bashkëpunim përveçse dy bashkëpunëtor të mirë, janë bërë edhe dy shokë të mirë e shpesh ndajnë foto e video nga koha që kalojnë, ku nuk mungojnë notat e humorit.
Mbrëmjen e djeshme duket se ka qenë nata e kalçetos e Besi me Edin janë përballur në lojën e preferuar të djemve, futboll, e nuk kanë ngurruar të ndajnë foto me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në një foto të postuar në Instastory Besi ka shkruar: “Sa huq ke dal ktu mor!”. E shpejtë ka qenë edhe përgjigja e regjisorit, i cili ia kthen po me humor “Bllok të kam bërë mbrëmë!”
Kush ta ketë fituar ndeshjen vallë?
Pas realizimit të “Falco”, Bes Kallaku ka vendosur të vijë te publiku vetëm përmes projekteve muzikore. Nuk e dimë nëse ai ka menduar ndonjë surprizë për vitin e ardhshëm por na mungon humori i tij në ekranet shqiptare.
Sakaq, Eduarti ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit të tij “Sofia”, që pritet të publikohet së shpejti. Nga ana tjetër këto kohë i është përkushtuar edhe rritjes së vogëlushit, Diell, që erdhi në jetë në tetor.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post