Efektivët e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga një 54 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
Luan Dollomaja blente karburant, por duke përdorur para false. Rasti i regjistruar nga policia ka qenë ai në aksin Lezhë- Zejmen, ku 54 vjeçari kishte blerë karburant duke përdorur një kartmonedhë 100 euroshe false.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.06.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Luan Dollomaja, 54 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek një karburant në autostradën Lezhë – Zejmen, ka blerë karburant duke përdorur kartmonedhë 100 euro të falsifikuar. Parashikuar nga Neni 183 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post