Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Kiev për të takuar liderët ukrainas, teksa lufta me Rusinë vijon.
Mbrëmjen e djeshme ai gjeti gjithashtu kohë për një vizitë në një klub nate, ku doli në skenë me një kitarë, për të performuar një version të hitit të Neil Young të vitit 1989 ‘Rockin’ In The Free World’.
Para se të fillonte të luante, ai i tha turmës: “SHBA është me ju, aq shumë nga bota janë me ju”.
Mediat e huaja thonë se për arsye të të drejtave, nuk mund ta tregojnë atë duke kënduar, por thonë se ai bëri një përpjekje solide.
Kujtojmë se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë kanë humbur jetën, pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia ndaj fqinjit të vet.
Diskutime rreth kësaj post