Diplomatët e 20 ekonomive të mëdha të botës nisin të hënën forumin në kuadër të G20-ës për sfidat që has bota. Takimi mbahet në Itali ku të dielën udhëtoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.
Pas pritjes në Francë dhe Gjermani, Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, nisi të dielën turin e tij disaditor në Itali. Blinken udhëtoi nga Parisi në Romë. Këtë pasdite Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.
Ditën e hënë Antony Blinken do të pritet në një takim privat nga Papa Francesku e ditën e martë do të marrë pjesë ne takimin e ministrave të jashtëm që do të mbahet në qytetin Matera, në rajonin e Bazikikatës. Një takim është planifikuar me ministrin e Jashtëm të Izraelit, biseda me të cilin biseda do të përqendrohet te marrëveshja atomike me Iranin dhe siguria në Rripin e Gazës.
Diskutime rreth kësaj post