Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publik Rebani Jaupaj u pyet nga gazetarët në lidhje me protestën, që opozita ka lajmëruar më datën 6 dhjetor. Ai u shpreh se tubimin jashtë zonës së sigurisë nuk e pengon, ndërsa u zotua se Policia e Shtetit do të marrë çdo masë për të garantuar dhe protestën e opozitës, por vetëm pasi të kenë rënë dakord për vendin se ku do ta zhvillojnë.
“Policia ka kthyer një përgjigje, dhe përgjigjia jonë është bërë publike dhe i kemi adresuar të gjitha kufizimet që Policia ka sa i takon këtij aktiviteti. Pjesa tjetër, sheshi Skënderbej, që ata të mbajnë tubimin, është e drejta e tyre dhe natyrisht dhe ne do marrim masa për mbarëvajtjen e atij tubimi, por pasi të kemi rënë dakord për vendin se ku do të zhvillohet”, tha Jaupaj.
Sot policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; Rruga “Dervish Hima”; Rruga “Asim Zeneli”; Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.= Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor; Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. Ndalohet lëvizja me automjete të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Diskutime rreth kësaj post